Nikaj: Hekurudha që e lidh Prishtinën me aeroportin mund të elektrifikohet dhe të kemi trena modern
Kandidati për deputet i PDK, Bernard Nikaj, në debatin zgjedhor në RTV21 premton se në dy vitet e para të qeverisjes do të përfundojë projektet e nisura të infrastrukturës.
Ndërkaq sipas tij sistemi hekurudhor në Kosovë ka mbetur prapa, ku sipas tij i nevojitet një përballje me zhvillim modern.
“Në dy mandate të PDK-së janë përfunduar dy autostrada, një pjesë e madhe e këtyre rrugëve janë filluar në mandatet e PDK-së nuk janë përfunduar në mandatet e qeverive të udhëhequra nga partitë e tjera. Ajo që e dallon edhe PDK-në edhe kandidatin tonë për kryeministër është një përvojë e dëshmuar në arritjen e qëllimeve të vendosura. Në dy vitet e para do t’i përfundojmë të gjitha projektet e nisura dhe do të fillojmë projektet e reja. Linjat hekurudhore, sistemi hekurudhorë në Kosovë ka mbetur shumë prapa asaj që na nevojitet neve për t’u përballur me zhvillimin modern. Ne kemi këtu një hekurudhë e cila lidhë Prishtinën me Fushë Kosovën me aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës e cila mund të elektrifikohet dhe të kemi trena më modern të lëvizjes së qytetarëve”, tha Nikaj.
