Zjarr në lagjen Pejton në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Sonte rreth orës 22:31, një veturë në garazhet e një ndërtese në lagjen Pejton, Prishtinë, është përfshirë nga flakët.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Male Gashi, ka konfirmuar për RTKlive se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin.

“Një veturë ishte përfshirë nga zjarri në garazhe. Zjarri është shuar, ndërsa ekipet tona janë duke punuar për ventilimin e ndërtesës, pasi tymi i krijuar shkaktoi panik te banorët,” deklaroi Gashi.

Sipas tij, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Ekipet tona ende ndodhen në vendin e ngjarjes për të siguruar situatën,” shtoi komandanti.

Hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar.

Go to TOP