Rizvanolli vizitoi ambientet e Qendrës Dispeqerike në KEDS

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e shoqëruar nga stafi përcjellës, në këto orë të vona vizitoi ambientet e Qendrës Dispeqerike në KEDS.

Ajo u interesua për mbarëvajtjen e rrjetit elektrik shpërndarës në këtë natë festive, për detajet e së cilës e njoftoi z. Hajdin Zhdrella, Menaxher i Rrjetit në KEDS.

Me theks të veçantë, ajo u njoftua për mbingarkesat e kohëpaskohshme që po paraqiten në disa rajone, si dhe punën e pakompromis të të gjithë punëtorëve të KEDS-it për të intervenuar, për çdo eventualitet, kudo që paraqitet nevoja.  

Krahas një urimi të përzemërt për Vitin e Ri 2025, znj. Rizvanolli falënderoi të gjitha ekipet e KEDS-it që ndodhen në terren dhe në dispozicion, në mënyrë që konsumatorët tanë të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.


Go to TOP