Sveçla dhe Aliu vizituan pikën kufitare të Jarinjes
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me kolegun nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapsinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu, e bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar pikën kufitare të Jarinjes, pas mesnate.
Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Sveçla ka uruar vitin 2025, duke thënë se vendosën që ndërrimin e motmotit ta presin me zyrtarët policor në këtë pikë kufitare. /Kosova.info/
