Osmani: FSK-ja është shembull i guximit dhe i mbrojtjes së Republikës dhe të vlerave tona shtetërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ndërrimit të viteve ka vizituar FSK-në. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore.

Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë.

Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj. /Kosova.info/


Go to TOP