Abdixhiku prezanton projektet kulturore për Kosovën: investim prej 60 milionë eurosh pas 9 shkurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar sot katër projekte madhore kulturore, që sipas tij, do të shndërrojnë skenën kulturore të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në një deklaratë publike, Abdixhiku ka kritikuar diskurset populiste dhe ka ftuar për fokusim në të ardhmen kulturore të vendit.

Projektet përfshijnë: Teatrin e Ri Kombëtar; Teatrin e Operës dhe Baletit; Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe Muzeun e Paqes dhe Rezistencës.

Të gjitha këto institucione moderne do të ndërtohen në një kompleks të vetëm, i cili synon të përfaqësojë identitetin kulturor të Kosovës dhe të shërbejë si një pikë referimi për artin dhe historinë kombëtare. Kostoja e projekteve llogaritet në 60 milionë euro, një investim që Abdixhiku thekson si të barabartë me shpenzimet e bëra nga qeveria aktuale brenda një dite.

“Ky është vizioni ynë për një Kosovë të pasur në kulturë dhe art, një vend që frymëzon dhe forcon identitetin tonë,” deklaroi Abdixhiku. /Kosova.info/


Go to TOP