Fest 63- Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste

Juria profesionale e Fest 63 ka bërë përzgjedhjen e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës. Në garë ishin 30 konkurrentë, të cilët jo vetëm dhuruan spektakël dhe interpretime të mrekullueshme të këngëve që interpretuan, por edhe shënuan një hap të ri cilësor edhe për muzikën shqiptare.

Juria profesionale e Festivalit përbëhet nga disa prej personaliteteve të njohura  në fushën e muzikës, të letrave dhe të pedagogjisë. Kryetare e jurisë është artistja e njohur, Zana Çela, ndërsa anëtarë që plotësojnë të gjithë trupën e jurisë janë : Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku, Jonida Maliqi, Ramona Tullumani.

Në natën finale kaluan 15 këngëtarë, të cilët do të mbartin edhe sfidën e një gare të fortë mes tyre për të marrë trofeun e këngës fituese të Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion në vitin 2025.  

Këngëtarët dhe titujt e këngëve në natën e katërt finale:

  1. Jet- Gjallë
  2. Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht
  3. Vesa Smolica – Lutem
  4. Stine – E kishim nis
  5. Djemë e detit – Larg
  6. Nita Latifi – Zemrës
  7. Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty
  8. Orgesa Zaimi – I parë
  9. Ardit Çuni – Amane
  10. Algert Sala – Bosh
  11. Shkodra Elektronike – Zjerm
  12. Lorenc Hasrama – Frymë
  13. Elvana Gjata – Karnaval
  14. Mal – Antihero
  15. Alis – Mjegull

Go to TOP