Freiburg turpërohet nga Leverkusen
Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore të thellë 5-1 ndaj Freiburg në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “BayArena”, në kuadër të Javës së pesëmbëdhjetë në Bundesliga.
Heroi i ndeshjes ka qenë Patrick Schick, i cili ka realizuar katër gola për skuadrën vendase. Dy golat e tjerë për “milionerët” janë shënuar nga Wirtz, duke vulosur fitoren e bindshme të ekipit të drejtuar nga Xabi Alonso.
Freiburg ka arritur ta shënojë një gol të vetëm përmes Grifo, por nuk ka mundur ta përballojë furinë sulmuese të Leverkusen.
Pas kësaj fitore, Bayer Leverkusen gjendet në vendin e dytë të tabelës me tridhjetë e dy pikë, ndërsa Bundesliga vazhdon të kryesohet nga Bayern Munich me tridhjetë e gjashtë pikë.
Prev Post
Arsenal deklason Crystal Palace
