Sulmi në Gjermani, Scholz: Mendimet e mia, me viktimat dhe familjet e tyre

Për ngjarjen tragjike në Magdeburg të Gjermanisë ka reaguar kancelari Olaf Scholz përmes platformës ‘X’, i cili shprehet se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre.

“Raportet nga Magdeburgu tregojnë se diçka shumë e keqe po ndodh. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Scholz.

Ndryshe, në vitin 2016 një terrorist u përplas me makinë në një turmë në një treg Krishtlindjesh në Berlin. 13 persona u vranë dhe 67 u plagosën.


Go to TOP