Shorti përcakton rivalët e grupeve të Euro 2025 në kategorinë e vajzave
Spanja do të përballet me Italinë, Belgjikën dhe Portugalinë në fazën e grupeve të Euro 2025 në kategorinë e vajzave.
Të hënën është hedhur shorti ku janë kuptuar rivalët e çdo grupi për turneun që do të mbahet në Zvicër nga 2 deri më 27 korrik.
Në një grup tjetër Anglia është gjendur përballë Francës, Holandës dhe Uellsit.
Gjermania, ekipi më i suksesshëm në historinë e Kampionatit Evropian me tetë tituj, do të përballet në Grupin C me Suedinë, Danimarkën dhe Poloninë.
Zvicra, si mikpritëse e turneut, do të hapë kampionatin kundër Norvegjisë në Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Islanda e Finlanda.
GRUPET:

