Abdixhiku dhe ambasadorja Ziv diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Izrael
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore të partisë ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Gjatë takimit, Abdixhiku e informoi ambasadoren Ziv për përgatitjet e LDK-së në prag të Zgjedhjeve Nacionale 2025, duke përfshirë programin politik “Rruga e Re” dhe iniciativën “Turneu i Ndryshimit,” e cila, sipas tij, ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët në mbarë Kosovën.
Dy palët diskutuan gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit, veçanërisht në fusha që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit.
Abdixhiku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit për Kosovën, ndërsa ambasadorja Ziv shprehu interesim për të forcuar lidhjet mes dy shteteve. /Kosova.info/
