Arrestohet një i dyshuar për fajde në Gjakovë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajde” ndaj një personi.

Policia thekson se pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën penale ‘fajde’ ndaj viktimës mashkull kosovar, ka zbatuar masa të veçanta hetimore me ç’rast i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në flagrancë duke marrë pagesat e kamatës nga viktima mashkull kosovar.

Lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe
sekuestruar dëshmitë si në vijim:

– 10.000 euro para të gatshme
– një telefon
– një veturë me targa vendore
– si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

“Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Go to TOP