Me 19 dhjetor koncert recital festiv me Arta Jasharin dhe Andi Durakun
Në prag të festave të fundvitit, më datën 19 dhjetor në Katedralen `Nënë Tereza` në Prishtinë prej ores 19:30 një koncert recital festiv do të ofrojë një program të veçantë me veprat më të njohura dhe sfiduese të kompozitorëve si Handel, Mozart, dhe kompozitorë francezë, duke përfshirë këngët e Krishtlindjeve.
Sopranoja e njohur Arta Jashari do të interpretojë ariet e shquara, me shoqërimin e pianistit të mirënjohur Andi Duraku.
Mysafiri special i koncertit do të jetë Avni Krasniqi në trumbetë, duke i shtuar tingëllim unik muzikës festive dhe duke krijuar një atmosferë magjike për audiencën. Ky koncert ofron një mundësi të shkëlqyer për të shijuar një mbrëmje të paharrueshme muzikore dhe për të hyrë në atmosferën e ngrohtë të festave të fundvitit.
Ky eveniment është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar veprat më të dashura të muzikës klasike dhe ato festive, të interpretuara nga artistë të njohur dhe me një përformancë të shkëlqyer.
