Bach: Kosova, vendi i vogël me sukses të madh në sport

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka vlerësuar lartë sukseset e arritura nga Kosova në arenën ndërkombëtare të sportit.

Ai ka folur në ceremoninë e organizuar për të shënuar dhjetëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës në KON.

“Ky përvjetor i dhjetë është, në radhë të parë, një testament i rrugëtimit të jashtëzakonshëm”, ka thënë Bach, duke theksuar se të qenit një vend si gjeografi nuk e ka penguar Kosovën për arritjen e sukseseve të mëdha.

Sipas të parit të KON, sportistët kosovarë, janë simbol i pasionit dhe përkushtimit. “Sportistët tuaj janë shembëlltyrë e këtij pasioni. Kjo është bukuria e sportit: pavarësisht se kush jeni apo nga ku vini, nga një vend i vogël apo një vend i madh, në sport të gjithë jemi të barabartë,” shtoi ai.

Bach gjithashtu theksoi rëndësinë e këtyre arritjeve për të promovuar vlerat që sporti mishëron.

Ai e ka quajtur moment të jashtëzakonshëm rastin që t’ia jepte vetë Medaljen e parë olimpike xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendit. 

Go to TOP