Kuka: Pesë medaljet olimpike janë diçka përtej ëndrrave

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, thënë se pesë medaljet olimpike të Kosovës janë edhe përtej ëndrrave.

Kuka ka folur për RTK-në në ceremoninë ku është shënuar dhjetëvjetori i anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. 

Ai e ka ka vlerësuar progresin dhe sukseset e arritura nga sporti kosovar gjatë dekadës së fundit

“Dhjetë vjet po duken si dhjetë ditë. Një punë e madhe është bërë për pranim. Pesë medaljet janë përtej ëndrrave. Por kemi bërë punë serioze, e në radhë të parë, vajzat tona treguan se çfarë vlere kanë, që nëse udhëhiqen nga njerëzit e duhur, mund të prekin majat botërore”, është shprehur Kuka.

Ai ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të Kosovës në nivelin më të lartë sportiv: “Ne nuk do të ndalemi dhe do të pretendojmë që ta përfaqësojmë Kosovën gjithmonë më së miri”, ka thënë Kuka. 

Go to TOP