Protestojnë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës
Edhe sot po protestojnë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Pas hyrjes, lajmërimit që e bëri Shkëlzen Veseli, ai performoi “kukulla e veshur” si ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Ndryshe Shoqata Sindikale e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, para disa ditëve përmes një veprimi simbolik para Ministrisë se Kulturës, ka bërë thirrje publike ndaj institucioneve të Kosovës për të reflektuar mbi gjendjen e rëndë, diskriminuese dhe të papranueshme të artistëve.
Në një njoftim për medie, Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, bënte të ditur se diskriminimi ligjor që është bërë, sfidon dinjitetin e profesionit të aktrimit dhe, sipas tyre, është një gabim që do mbahet në mend si ofendimi më i rëndë që i është bërë artistit të Teatrit Kombëtar.
