Ish-kryetari i Leposaviqit dënohet me 3 vjet burgim për korrupsion, Gjykata merr vendim edhe për 13 të akuzuarit tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, duke e dënuar me 3 vjet burgim efektiv për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Jabllanoviq, së bashku me 13 të akuzuar të tjerë, u gjykuan për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve ekonomike, ndërsa të gjithë të akuzuarit u liruan nga akuza për “Pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar”.

Dënimet për të akuzuarit e tjerë janë si më poshtë:

Haxhi Bejta: 2 vjet e 6 muaj burgim efektiv.
Aleksandar Ackoviq: 2 vjet burgim efektiv dhe ndalim i ushtrimit të funksionit publik për 2 vite.
Aleksandar Kostiq: 1 vit burgim efektiv dhe ndalim i ushtrimit të funksionit publik për 1 vit.
Çedomir Timotijeviq: 2 vjet burgim efektiv dhe ndalim i ushtrimit të funksionit publik për 2 vite.
Bojan Banoviq: 2 vjet burgim efektiv dhe ndalim i ushtrimit të funksionit publik për 2 vite.
Mirosllav Ivanoviq: 2 vjet burgim efektiv.
Ivan Kadiq: 6 muaj burgim efektiv ose gjobë prej 5 mijë euro dhe ndalim i funksionit publik për 1 vit.
Boban Millovanoviq: 6 muaj burgim efektiv ose gjobë prej 5 mijë euro dhe ndalim i funksionit publik për 1 vit.
Xhemajl Ferizi, Haki Haxhiu, dhe Mehdi Haxhiu: 2 vjet burgim dhe gjobë prej 500 mijë euro secili.
Mensur Rama: 1 vit burgim dhe gjobë prej 50 mijë euro.
Nijazi Musliu: 6 muaj burgim ose gjobë prej 30 mijë euro dhe ndalim i funksionit publik për 1 vit.
Sipas aktakuzës, të gjithë të pandehurit kishin kryer veprat gjatë periudhës 2015-2017, duke shpërdoruar detyrat e tyre zyrtare. Aktgjykimi është apelues në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata i obligoi të akuzuarit të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet gjyqësore dhe 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave.

Go to TOP