Aktivistja nga Londra solidarizohet me iranianen që u burgos për zhveshje
Një studente universiteti në Teheran u arrestua dhe u dërgua në një repart psikiatrik, pasi doli vetëm me të brendshme në publik.
Në një demonstrim mbështetës, aktivistja Rokhsareh Mohammad Khani bëri një veprim të ngjashëm në Londër, ku u xhirua me veshje minimale në një shesh.
Khani tha se donte të vinte në pah natyrën ekstreme të kodit të veshjes në Iran, dhe ndëshkimet që ai parasheh për gratë. /REL/
