Ushtarët nga Shqipëria përfundojnë misionin gjashtëmujor në Kosovë
Një kontingjent i “KFOR 1” i përbërë nga 31 ushtarë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Shqipëri, pjesë e kompanisë Bullgare në Batalionin Kinetik në RC-W Kosovë, ka kryer misionin e tij gjashtëmujor në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, ku thuhet se gjatë misionit, efektivët kanë përmbushur detyra të ndryshme, e po ashtu kanë marrë pjesë në stërvitje me forcat aleate.
“Kontingjenti KFOR- 1 prej 31 efektivësh nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, pjesë e kompanisë Bullgare në Batalionin Kinetik në RC-Ë Kosovë, përmbylli me sukses misionin 6-mujor në Kosovë. Gjatë misionit, efektivët përmbushën detyra të ndryshme si patrullime, QRF dhe Force Protection, dhe morën pjesë në stërvitje me forcat aleate, përfshirë ato bullgare, italiane dhe kroate”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.