Hetimet për 21 janarin, Arben Çuko në SPAK: U vranë katër vetë, nuk mund të lihen në harresë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko, ishte këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Ai dha shpjegime si person në dijeni për çështjen “21 janari”. Në dalje nga Porkuroria e Posaçme, Çuko tha se janë vrarë 4 veta, që nuk mund të lihen aq kollaj në harresë.

“Isha në cilësinë e atij që ka pasur dijeni janë vrarë 4 veta. Ju e dini shumë mirë, janë 4 veta që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”, u shpreh Çuko.

Ndërkohë në SPAK ka mbërritur edhe deputeti Asllan Dogjani.

Pak ditë më parë për çështjen e 21 janarit u paraqit në SPAK edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-ministri u pyet si person në dijeni për rrethanat e protestës, në të cilën si ish-deputet socialist ishte në kahun e protestuesve. Pritshmërinë e tij në Gjykatën e Lartë, ku pritet të gjykohet kundërshtimi i tij mbi dënimin, Tahiri e shprehu me dy fjalë.

Go to TOP