Rama sqaron deklaratat e përfolura dhe përgëzon T7 për kërkimfaljen

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar deklaratat e përfolura në mediat sociale dhe ka mohuar kategorikisht që ndonjëherë të ketë thënë se qytetarët duhet të lexojnë libra gjatë kohës që janë në kolonë, apo të lënë veturat dhe të ecin në këmbë.

Rama theksoi se deklaratat e atribuuara atij janë të pavërteta dhe se i kanë shkaktuar dëm publik.

Pavarësisht nga kjo, ai përgëzoi televizionin T7 për kërkimfaljen dhe pranimin e gabimit, duke e cilësuar kërkimfaljen si një vlerë dhe faljen si dyfish të saj.

Ai shpresoi që raste të tilla të mos përsëriten më. /Kosova.info/

Go to TOP