Shtufi: Serbia mbështet publikisht një politikan shqiptar, shqetësim për interesat tona

Publicisti Pal Shtufi ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me deklaratën e fundit të Serbisë, e cila, sipas tij, shprehet pro një politikani shqiptar.

Shtufi thekson se, bazuar në një traditë të gjatë të qëndrimeve serbe, mbështetja e tyre ndaj një shqiptari shpesh e bën atë të dyshimtë dhe të rrezikshëm për interesat kombëtare.

Duke u referuar qëndrimit të diplomatit serb Gjuriq, Shtufi sugjeron se kjo lë të kuptohet se Serbia dëshiron edhe një mandat për Albinin, në mënyrë që të ftohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-ve.

“Kjo nuk është politikë, është shqetësimi im i sinqertë për vendin tim,” thekson ai. /Kosova.info/

Go to TOP