Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” Drenas mbajti sot manifestimin letrar “Vjeshta dhe Vargjet”

Sot u mbajt Edicionit XI i manifestimit letrar “Vjeshta dhe Vargjet” organizuar nga Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” në Drenas, e në kujtim të poetit Rifat Kukaj.

Manifestimi u mbajt në Bibliotekën e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas me pjesëmarrje të krijuesve letrar nga Kosova dhe Shqipëria dhe filloj me himnin “Baresha” në respekt të poetit Rifat Kukaj e kompozim të kompozitorit Rexho Muliqi.

Fillimisht manifestimin e hapi Izet Abdyli kryetar i Art Club “Rifat Kukaj”, i cili shpalosi rrugëtimin e këtij manifestimi nga edicioni i parë e deri tek edicioni i njëmbëdhjetë.

Me këtë rast u mbajt tryeza tematike për krijimtarinë letrare e studimore të shkrimtarit e studiuesit të letërsisë Mr. Sinan Gashi.

Pas leximit të biografisë së Dinan Gashit nga Halil Xani me kumtesa u paraqiten: Nexhat Rexha kritik letrar, doktorante Kosovare Krasniqi dhe Hazir Mehmeti shkrimtar.

Në kuadër të manifestimit u mbajt ora letrare “Rifat Kukaj” ku juria në përbërje: Adil Olluri, Majlinda Sinani dhe Albin Mehmeti, pasi vlerësoi 37 poezitë e të arritura në konkursin anonim letrar ndanë këto çmime.

Vendi i parë, poezia E patitulluar, shifra “1981” me autor Mehdi Krasniqi, vendi i dytë, poezia Prekëm, shifra “KLAJDI” me autor LulzimLogu, vendi i tretë, poezia Pelegrinazh yjesh, shifra “Zëri” me autore Zylfije Gërvalla.

Çmimi motivues për të rinj “Iljaz Prokshi” e morën Vlora Hajdari dhe Arbenitë Kuliqi, ndërsa çmimin për vepër jetësore në krijimtari Kryesia e Art Club “Rifat Kukaj” ia ndau shkrimtarit Halil Xani.

Në hollin e shkollës u hap edhe ekspozita e artit figurativ me pikturat e piktorit Arbër Elshanin për të cilën foli piktori Fatmir Caraku.

Në fund u nderuan me mirënjohje për kontribut në organizim të manifestimit: Sinan Gashi, Nexhat Rexha, Kosovare Krasniqi, Arben Elshani dhe Rexhep Kastrati. /Kosova.info/

Go to TOP