Endrit Krasniqi – fituesi i ‘Fest 2’

Endrit Krasniqi është fituesi i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK. Ai mori trofeun “Diamanti blu” me këngën “Flas me gjethen”.

Juria ndau çmimin e dytë për Greta Azizin, me këngën “Verës”, derisa çmimi i tretë i shkoi Dea Stricës me këngën “N’Shqipni”.

Çmimi i Pallatit të Rinisë dhe i kryeqytetit shkoi për Besmir Shishko me këngën “Unë ajo”, të cilat i mori nga nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj dhe udhëheqësja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi.

Çmimin e orkestrës e ndau drejtori artistik i Festivalit, Florent Boshnjaku për Arnitë Kastrati me këngën “Blla blla”. Ai kërkoi duatrokritje për Orkestrën e Festivalit, të cilët kanë shoqëruar këngët me instrumentet muzikore.

Juria sivjet ishte në përbërje nga Minire Fetahu, redaktore e muzikës në RTK, Jane Sugarman, njohëse e muzikës ballkanike, Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e gazetës online.

Në natën finale kanë performuar 9 artistë, por që Rei Bezhani me “Zonjë tradhti”, Ardit Stafaj me “Faji”, Agim Poshka me “Ndarja erdhi”, Blendi Kaso me “Një të vetme ka në jetë” mbetën jashtë gare.


Go to TOP