KQZ me njoftim të rëndësishëm se si plotësohet fletëvotimi dhe sa kandidatë për deputetë mund të votojë

Në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesit mund të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë nga një subjekt politik.

Në zgjedhjet e kaluara, votuesit mund të zgjedhnin deri në 5 kandidatë, por ky numër u rrit si rezultat i reformës zgjedhore të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në verën e vitit 2023.

Ky ndryshim u prezantua përmes një videoje nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ofroi udhëzime të detajuara për plotësimin e fletëvotimit.

Sipas KQZ-së, votuesit duhet të zgjedhin vetëm një subjekt politik në fletëvotim, pasi përzgjedhja e më shumë se një subjekti e bën fletëvotimin të pavlefshëm.

“Mënyra e votimit është kjo: Në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik, dhe në anën e djathtë mund të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të atij subjekti,” ka sqaruar Elezi.

Go to TOP