Krasniqi: Kjo fotografi tregon qeshje të shtirur, jo gëzim të vërtetë
Profesori universitar dhe publicisti Milazim Krasniqi ka ndarë një reflektim interesant mbi një fotografi, ku shihen GP i VV-së, teksa ia feston shefes së grupit ditëlindjen duke theksuar se gjendja e paraqitur nuk pasqyron gëzim të vërtetë.
Sipas tij, serioziteti i fëmijës në imazh dëshmon se të rriturit vetëm shtiren se po qeshin.

Krasniqi madje shtoi se, po të kishte këtë fotografi në vitin 1987, do ta kishte përdorur në kopertinën e librit të tij “Qeshje sardonike” duke e konsideruar si përfaqësuese të një qeshjeje të imponuar dhe jo autentike. /Kosova.info/
