Gashi: Abdixhiku takohet me zëvendësndihmës sekretarin amerikan, premton riparimin e marrëdhënieve me ShBA-të
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me zëvendës ndihmës sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof duke e uruar për detyrën e re dhe duke ofruar bashkëpunim të ngushtë të LDK-së në çështje strategjike, ka njoftuar anëtari i kryesisë së LDK-së, Alush Gashi.
Ai ka thënë se, Abdixhiku shprehu shqetësimin e tij për marrëdhëniet e dëmtuara të Qeverisë së Kosovës me ShBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
“Ai premtoi se me formimin e qeverisë së re të drejtuar nga LDK pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmirësimi i këtyre raporteve do të jetë prioritet. Abdixhiku gjithashtu diskutoi për përgatitjet parazgjedhore dhe programin politik të LDK-së “Rruga e re”, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me ShBA-të në fushat e ekonomisë, energjisë dhe sigurisë”, ka shkruar Gashi. /Kosova.info/
