Rama takohet me shefen e re të UNICEF-it në Kosovë, për të thelluar bashkëpunimin në arsim dhe shëndet mendor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Kristalen, mirëpritën në Oden e Kryeqytetit shefen e re të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashchenko.

Gjatë takimit, u diskutua rëndësia e digjitalizimit në arsim dhe ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve si pjesë e reformave arsimore.

Palët ranë dakord të punojnë së bashku për përmirësimin e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve.

Rama falënderoi UNICEF-in për mbështetjen e vazhdueshme dhe për angazhimin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke theksuar synimin për një qytet më gjithëpërfshirës dhe të qasshëm. /Kosova.info/

Go to TOP