Driton Kuka shpreh zhgënjimin për mungesën e mbështetjes ndaj xhudos pas përfundimit të Kampionatit Ballkanik U21
Pas përfundimit të Kampionatit Ballkanik U21 në xhudo, trajneri i mirënjohur, njëherësh përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me mungesën e vëmendjes dhe të mbështetjes nga institucionet sportive dhe mediat vendore.
Në një postim në rrjete sociale, Kuka theksoi rëndësinë e kurajës për të rinjtë, duke kritikuar heshtjen e përgjithshme që e ka rrethuar këtë sport, i cili ka sjellë kaq shumë suksese për Kosovën.
“Kosova mbi të gjitha,” u shpreh ai duke nënvizuar se xhudo meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje nga të gjitha palët. /Kosova.info/
