Ajvazi kritikon manipulimin e statistikave: mashtrim i pastër me shifra për BPV-në e vitit 2023
Ekonomisti Kushtrim Ajvazi ka ngritur shqetësime rreth manipulimit të statistikave zyrtare në Vjetarin Statistikor të Kosovës për vitin 2024.
Sipas tij, numri i popullsisë për vitin 2023 është qëllimisht lënë jashtë për të rritur në mënyrë artificiale BPV-në për kokë banori, duke përdorur të dhëna nga regjistrimi i vitit 2024.

“Rritja e deklaruar prej 1053 euro është e pasaktë, duke pretenduar se rritja reale është rreth 450 euro”, ka shkruar Ajvazi.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të kërkojnë transparencë dhe të mos mashtrohen nga statistikat e manipuluara. /Kosova.info/
