Ndërron jetë i aksidentuari në autostradën `Ibrahim Rugova`

Ka vdekur një person si pasojë e aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën Suharekë- Duhël.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Bajrami për mediat.

Një i lënduar në aksidentin në autostradën Suharekë-Duhël

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në autostradën Suharekë – Duhël, në kilometrin e 39-të. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Për këtë aksident ka raportuar më herët gazetari i RTK-së, Enis Tabak, derisa tashmë Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë.

“Bazuar në informacionet e para ju informojmë se rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Suharekë-Duhël (km i 39). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka bërë të ditur Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas tij njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin. Ai njëherësh ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në këto kushte atmosferike me të reshura.

Go to TOP