Mbështetje financiare prej mbi 140,000 euro për 409 familje dhe dhjetëra çifte të sapomartuara dhe të sapolindur në Mitrovicën Veriore

Mitrovicë, 29 shtator 2024.

Zyra e Kryetarit të komunës Mitrovicës Veriore ka egzekutuar pagesën gjithsej 143,400.00 euro për kujdesin shëndetësor për të mbështetur 409 familje në Mitrovicën. Këto mjete kanë për qëllim përmirësimin e kushteve shëndetësore dhe mbështetjen e familjeve në nevojë, transmeton Kosova.info

Gjithashtu, janë paguar subvencione për çiftet e reja të sapomartuara në vlerë prej 20 mijë euro, si dhe pagesa shtesë në shumën prej 7 mijë euro për fëmijët e lindur në vitin 2024.

Dhe u theksua se pushteti lokal është i përkushtuar për mirëqenien e të gjithë banorëve të Mitrovicës, pa dallim nacionaliteti.

“Ashtu siç u angazhuam në fillim të mandatit tonë, do t’i përkushtohemi mirëqenies së qytetarëve tanë sa më shumë”, theksohët.

Kjo iniciativë është pjesë e një programi më të gjerë mbështetës që synon përmirësimin e cilësisë së jetës në Mitrovicën.

Go to TOP