Mbahet manifestimi letrar, kulturor e shkencor Takimet e Dom Mikelit

Në Stubëll të Vitisë, aty sot u mbajt manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”. Në edicionin e 35-të, u organizua akademi shkencore në 80-vjetorin e lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Manifestimi tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, i 35-ti me radhë mblodhi përfaqësues të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, mërgata dhe banorët lokalë.

Manifestimet i hapi ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji. Takimet e “Dom Mikelit” u fokusuan në sesionin shkencor për ish presidentin Rugova në 80-vjetorin e lindjes.

Manifestimi ka një rëndësi të veçantë që i kushtohet jo vetëm mësuesit Dom Mikel Tarabulluzi, por edhe një ngjarje të madhe për kulturën, arsimin shqiptar dhe themelimin e shkollës së parë shqipe në Stubëll më 1905.

Në nderim të jetës dhe veprës së mësuesit të parë në Kosovë, Dom Mikel Tarabolluzi, u vendosën kurora me lule te varri i tij në Letnicë.


Go to TOP