Nimani: AAK gati për zgjedhjet e 2025 me fokus në zhvillimin ekonomik dhe integrimin
Kryetari i Forumit Intelektual, Artan Nimani ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së AAK-së, ku u diskutua Programi Zgjedhor dhe lista kandiduese për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Nimani theksoi se zhvillimi ekonomik, rikthimi i besimit të qytetarëve në vlerat demokratike dhe integrimi euroatlantik i Kosovës janë shtyllat kryesore të programit të tyre.
Ai shprehu besimin se ky është momenti për të sjellë ndryshimin e nevojshëm që qytetarët e Kosovës meritojnë. /Kosova.info/
