Renovimi i Muzeut Kombëtar pritet të fillojë së shpejti

Muzeu Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se me qëllim të fillimit të procesit të renovimit të ndërtesës qëndrore të Muzeut Kombëtar të Kosovës, pezullohen vizitat në sallat ekspozuese dhe hapësirat e tjera të brendshëm dhe të jashtme.

Sipas njoftimit, kjo do të bëhet brenda një periudhe njëvjeçare.

“Ju njoftojmë me kohë për mënyrën e komunikimit të Muzeut me publikun”, thuhet në njoftimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP