Mats Hummels: Jam rritur duke ndjekur Romën e Tottit dhe De Rossit

Mbrojtësi Mats Hummels është shprehur i lumtur që i është bashkuar skuadrës italiane, AS Roma.

Ish-futbollisti i Borrusia Dortmundit gjatë verës që lamë prapa, iu bashkua ‘romakëve’.

Hummels duke folur për mediet italiane, ka thënë se është rritur duke e shikuar Tottin dhe De Rossin.

“Jam rritur duke ndjekur Romën e Tottit dhe De Rossit”, ka thënë Hummels.

Ai thotë se brenda pak ditësh do të jetë në 100 përqind të formës së tij më të mirë.

“Për 2-3 javë do të jem në 100% të formës time”, ka pohuar ai.

Go to TOP