Selmanaj: 51 Libra e fletore për nxënësit e klasës së 5-të, ngarkesë e pajustifikueshme
Deputeti Driton Selmanaj ka shprehur shqetësimin e tij mbi ngarkesën e lartë me libra dhe fletore për nxënësit e klasave fillore në shkollat e Kosovës.
Ai vuri në pah se për klasën e 5-të janë caktuar 17 libra, dhe kur shtohen edhe dy fletore për çdo lëndë, numri arrin në 51 libra dhe fletore.
Selmanaj ngriti pyetjen nëse kjo qasje është për të mësuar fëmijët apo për t’i sfiduar me pesha të rënda, duke vënë në pikëpyetje kriteret e komisioneve brenda Ministrisë së Arsimit që kanë bërë këto përcaktime. /Kosova.info/
