Osmani: Forcohen marrëdhëniet Kosovë-Britani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të forumit global të sigurisë, GLOBSEC 2024 në Pragë, ka zhvilluar një takim me Ministrin e ri britanik për Evropën, Stephen Doughty. 

Postimi i plotë i Presidentes Osmani: 

Në Pragë, ishte kënaqësi të takoj Ministrin e ri britanik për Evropën, Stephen Doughty. 

Për popullin e Kosovës, aleanca me Mbretërinë e Bashkuara është jashtëzakonisht e rëndësishme. Raportet e veçanta dhe historikisht të mira në mes të dy vendeve tona shërbejnë si themel i paluhatur për avancimin tutje të bashkëpunimit bilateral. /Kosova.info/


Go to TOP