Xhaferi: Përfundon asfaltimi i urës së re në Barilevë/Drenoc, shërben mbi 6000 banorë

Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, njoftoi sot përfundimin e suksesshëm të asfaltimit të urës në fshatin Barilevë/Drenoc, një projekt i rëndësishëm për komunitetin lokal që u shërben mbi 6000 banorëve.

Xhaferi falënderoi qytetarët për durimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë realizimit të këtij projekti, duke premtuar vazhdimin e angazhimit për përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.

“Çdo ditë, ditë pune,” theksoi Xhaferi, duke përçuar mesazhin e përkushtimit të tij për zhvillimin e komunitetit. /Kosova.info/

Go to TOP