Hoti: Sot festojmë 114-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar sot 114-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës, një nga figurat më të mëdha dhe më të respektuara të kombit shqiptar dhe të gjithë botës.

Në këtë ditë, Hoti theksoi rëndësinë e jetës dhe veprës së saj, e cila ishte përkushtuar plotësisht në shërbim të njerëzve në nevojë.

“Nënë Tereza, laureate e Çmimit Nobel për Paqe dhe mbajtëse e shumë çmimeve të tjera për bamirësi, mbetet një simbol krenarie për shqiptarët. Ditëlindja e saj është një ditë feste dhe nderimi për një shpirt të madh humanitar që ndryshoi jetët e shumë njerëzve në mbarë botën”, ka shkruar Hoti. /Kosova.info/


Go to TOP