Kush është J.D. Vance, kandidati republikan për nënpresident të ShBA-së?

J.D. Vance, senator 39-vjeçar nga Ohajo, po garon si kandidat i Partisë Republikane për nënpresident të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrah ish-presidentit Donald Trump. Vance iu fut politikës pasi fitoi famë me memoarin e tij, ku shkroi për jetën e tij të vështirë si fëmijë.

Vance ka qenë kundërshtar i zëshëm i ndihmave për Ukrainën, dhe mbështetës i zhvendosjes së vendeve të punës dhe të industrive në ShBA.

Ai ka qenë, po ashtu, kritik i madh i Trumpit, para se të ndryshonte qëndrim dhe t’i bashkonte forcat me ish-presidentin. /Radio Evropa e Lirë/


Go to TOP