Fernandes rinovon me Unitedin, Ashworth: Ai është lider

Portugezi Bruno Fernandes zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Manchester Unitedin.

Reprezentuesi i Portugalisë, ka firmosur kontratën e re me ‘Djajtë e Kuq’ deri në verën e vitit 2027.

Fernandez ka shënuar 79 gola dhe ka dhënë 67 asistime në 234 paraqitjet e tij me Man Unitedin dhe portugezi synon ta rrisë këtë shifër duke fituar më shumë trofe.

Drejtori sportiv i klubit nga ‘Old Trafford’, Dan Ashworth është shprehur i lumtur me rinovimin e Fernandes.

“Bruno ka luajtur në një nivel vërtet të lartë dhe me qëndrueshmëri të jashtëzakonshme që kur erdhi në Manchester United. Ai është një lojtar i shkëlqyer, një lider që frymëzon lojtarët dhe stafin çdo ditë për të luajtur”, ka thënë Ashworth. 


Go to TOP