Arian Salimi i Iranit fiton medaljen e artë në `taekwondo`

Arian Salimi ka fituar medaljen e artë në kategorinë +80 kg në `taekwondo` për Iranin, pas një finale dramatike në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Salimi ka triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1 kundër britanikut Caden Cunningham, i cili është detyruar të kënaqet me medaljen e argjendtë.

Kundërshtari njëzet e një vjeçar i Salimit ishte në garën e tij të parë olimpike dhe kishte mundësinë të bëhej britaniku i parë që fiton një medalje të artë në ‘taekwondo’, por Salimi ia ka arritur të manovrojë më mirë në raundin vendimtar për të siguruar fitoren.

Në momentet e fundit të ndeshjes, Cunningham ka rënë ra në gjunjë duke u ulur në tapet, para se të dy sportistët të ngrinin duart e njëri-tjetrit dhe të falënderonin publikun për mbështetjen.

Medaljet e bronzta kanë shkuar për Rafael Alba nga Kuba dhe Cheick Sallah Cisse nga Bregu i Fildishtë.

Go to TOP