Mbyllet për qarkullim rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga “Fehmi Agani”, do të jetë e bllokuar për automjete deri më 31 gusht. Sipas njoftimit, kjo rrugë do të jetë e bllokuar çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00.

Sipas njoftimit, nga ndalimi janë përjashtuar, mjetet motorike me rëndësi të veçantë, mjetet për intervenime nga institucionet kompetente, si policia, inspektorati, automjetet emergjente dhe banorët e lagjes.

“Pas koordinimit me Kosovo Police dhe duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga qytetarët, njoftojmë se rruga “Fehmi Agani” (nga kryqëzimi me rrugën “Migjeni” deri te kryqëzimi me rrugën “UÇK”) do të mbyllet për qarkullim deri më 31.08.2024, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00″, thuhet në njoftimin e Komunës. /Kosova.info/

Go to TOP