Vitomiricë: Kanoset nga dy persona, njëri ia drejton armën

Një person ka raportuar në polici se është kanosur nga dy të tjerë në Vitomiricë të Pejës, e ku dyshohet se njëri prej tyre ia kishte drejtuar armën.

Organet e rendit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokuroret njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Go to TOP