Bjeshkët e Roshkodolit, policia gjen serra ku kultivohej kanabisi
Të hënën në Bjeshkët e Roshkodolit në Deçan policia ka hasur në një lokacion ku është kultivuar kanabisi në sera.
“Policia gjatë patrullimit ka hasur në një lokacion ku kishin qenë të kultivuara disa bimë narkotike të llojit kanabis të mbjella në katër sera. Sot me 29.07.2027 njësiti i anti-drogës kanë dalë në vendin e ngjarjes, por personat e dyshuar kishin arritur të shkatërrojnë – djegin të gjitha bimët përveç se janë vërejtur disa bimë të njoma të padjegura të gjatësive 150 cm- 200 cm”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Gjatë kontrollit në një stan –kasolle (afër serave), është gjetur dhe konfiskuar një AK- 47 me 33 copë fishekë (një prej tyre i pushkës së gjuetisë) Të dyshuarit nuk janë takuar. Rasti në procedurë hetimore”.
