Meta: Larja në Ujman ishte politikë e fëmijëve të përdalë, politikë naive

Analisti Bardhyl Meta ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës për mënyrën se si po e menaxhon situatën politike me Serbinë.

“Na sikur tentum me e kthy njëfarë sovraniteti me u la në Ujman, me i ba do gjana, por i irritum edhe miqtë tanë të cilët asnjëherë s’e kanë pasë kurrë vërejtje këto 20 vjet – s’kemi pasë se ‘do t’ju njihen zyrat paralele’. Me larjen në Ujman është njëfarë krekosjeje”, ka thënë Meta në Rubikon të Klan Kosovës.

“Ma çon ma shumë mallin kur bën politikë të fëmijëve të përdalë që ‘të kallëzoj unë ty tash, unë jam ma i forti’. Është politikë naive, me tregu njëfarë force të cilën në realitet nuk e ke”.

“Ne nuk u treguam të aftë, dhe veçanërisht në tre vjetët e fundit, me këto që i kemi ba, ne me marrë përgjegjësinë me e mbrojtë pakicën serbe këtu, me iu ofru alternativa që ka qenë një prej premtimeve kryesore që kryeministrit Kurti, se “unë do të nis dialogun me ta, unë do të bëj bashkëbisedimin, unë do të shikoj që ata të ndihen komod’, me gjëra që pajtohem 100 për qind”.

“Unë vetë nuk e du një Kosovë ku serbët nuk ndihen mirë. E ne sikur nuk ditëm si shumicë me i kry detyruat tona, me i marrë përgjegjësitë tona edhe tash BE, ShBA-ja thonë ‘OK, unë duhet me nisë me i mbrojtë këta prej juve’. Kjo është duke ndodhur aktualisht”.


Go to TOP