Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës

Një numër i madh të ftuarve të nivelit të lartë nga Kosova, Turqia si dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të Domateve të organizuar nga Komuna e Mamushës këtë vit.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se prodhuesit e Mamushës, me produkte që prodhojnë, kanë dhënë një kontribut të madh në ekonominë e Kosovës.

Mamusha është komuna e vetme me shumicë turke në Kosovë  e cila e organizon festivalin tradicional “Festivali i Domates”, që ka për qëllim promovim e kulturës dhe zakoneve të komunitetit turk në Kosovë.


Go to TOP