Edhe Muller pensionohet nga kombëtarja gjermane

Pas Toni Kroos është Thomas Muller një tjetër futbollist që e ka konfirmuar pensionimin nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Gjermanët mbrëmë u eliminuan nga EURO 2024 pasi u mundën nga Spanja (2-1) në vazhdime.

Kroos dhe Muller pas ndeshjes e kanë konfirmuar pensionimin nga kombëtarja gjermane.

Në fakt, ish-futbollisti i Real Madridit (34 vjet), kohë më parë e ka konfirmuar përfundimin e karrierës së tij pas Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Ndërkohë, rrugën e Kroos-it e ka ndjekur edhe veterani i Bayern Munich.

Mediat gjermane raportojnë se “pas Kroos edhe Muller është pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë”. 

Go to TOP