Güler: Nuk më interesojnë arritjet personale, por suksesi i Kombëtares

Talenti i jashtëzakonshëm turk, Arda Güler, e ka ndihmuar Turqinë të fitojë ndaj Gjeorgjisë (3:1), me një gol të mrekullueshëm.

Në të njëjtën kohë, ai u bë golashënuesi më i ri në debutimin e tij në historinë e kampionateve evropiane.

Turqit fituan kundër Gjeorgjisë në ndeshjen e parë në Euro 2024, pas një paraqitje të shkëlqyeshme.

“Ishte ndeshje e vështirë. E përgëzoj skuadrën time për fitoren. Nuk mjafton të them se mbështetja ishte e madhe nga tifozët, ishte më shumë se kaq. Më vjen mirë që fituam edhe për shkak të trajnerit”, tha Arda Güler.

Ai është lojtari më i ri që ka shënuar në debutim në një Kampionat evropian, por kjo nuk i bën shumë përshtypje.

“Nuk më interesojnë arritjet personale, më intereson vetëm suksesi i ekipit dhe jam i lumtur ta ndihmoj në këtë drejtim”, tha tutje ai.

Go to TOP